E kam një hall...
S1E07 Transporti publik në mëshirë të fatit
“Transporti publik në mëshirë të fatit”
“E kam një hall” një podcast nga Faktoje
Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha, i ftuar pedagogu dhe urbanisti Gentian Kaprata. Në këtë
episod flasim për problemet e transportit publik urban në Tiranë.
Në serinë “Transporti publik në mëshirë të fatit”, gazetarja e Faktoje.al, Ilda Hoxha bisedon me
urbanistin, Gentian Kaprata për mënyrën se si ndërtimet në kryeqytet kanë ndikuar edhe në transportin
publik. Gjithashtu, në këtë episod sjellim në vëmendje problemet e ngritura nga qytetarët në lidhje me
cilësinë e shërbimit urban dhe jepen disa sugjerime si mund të përmirësohet transporti publik në Tiranë.
Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE, por edhe në rrjetet tona sociale.