E kam një hall...
S1E04 Të bëhem prind
Historia e një gruaje nga Tirana, e cila ka kryer 13 procedura të Fertilizimit in Vitro.
Në episodin e katërt të sezonit të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për Fertilizimin in Vitro.
Në serinë “Të bëhem prind” i kushtojmë një vëmendje të veçantë sfidave të mëdha të prindërve që i drejtohen klinikave private të infertilitetit, si e vetmja rrugë për t’u bërë prindër për shumë çifte në Shqipëri. Të lënë të vetëm nga shtetit, ky trajtim shoqërohet me kosto të lartë financiare dhe emocionale. Një në 8 çifte përjeton vështirësi në arritjen e shtatzënisë dhe sipas studimeve të shumta kjo shifër është në rritje.