E kam një hall...

E kam një hall...


S1E02 - Ushqime më të shtrenjta se në Evropë

October 09, 2024

I ftuar: Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi i ftuar profesor Ilir Ciko, ekonomist shqiptar i arsimuar në Universitetin e Harvardit.

Në këtë episod të dytë të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për çmimet e shtrenjta të ushqimeve bazë në Shqipëri. 

Shqipëria është një nga vendet me të ardhurat më të ulëta në Evropë, por megjithatë çmimet për qindra produkte të konsumit të përditshëm janë ndjeshëm më lartë se në vendet e pasura të Bashkimit Evropian.

Për shembull, 1 litër qumësht i paketuar në Itali 1,29 Euro– i njëjti produkt në Shqipëri kushton 349 lekë. Ky abuzim ndodh në qindra produkte dhe për disa arsye të cilat i analizojmë në këtë podcast së bashku me profesor Ilir Cikon. 

Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale.